Stresi thyen besimin e vajzës së zemrës
Sot, Gjykaka e Tiranës ka marrë vendimin për ta hetuar në gjendje të lirë Stresin. Reperi i njohur, u arrestua pak ditë më parë në flagrancë, teksa konsumonte kokainë. Ai mësohet të ketë pohuar se është konsumues i lëndës narkotike, por jo shpërndarës.
Nuk është hera e parë që Arkimed Lusha, i njohur si Stresi, vihet në pranga. Madje, një prej arratisjeve të tij të bujshme pasoi me shkarkimin e disa efektivëve.
Megjithëse para pak kohësh, ai pranoi publikisht ‘kompromisin’ për të hequr dorë nga sjelljet e tilla, për hir të vajzës së zemrës, nuk u desh shumë kohë që Stresi ta shkelë sërish premtimin.