Fshesa në “Hipotekë”

Ministrja e Drejtësisë deklaroi se 45 punonjës të Zyrave të Rregjistrimit të Pasurive janë shkarkuar nga detyra për abuzime.

Gjatë një konference për shtyp, dhënë pak minuta më parë, anëtarja e kabinetit qeveritar  Etilda Gjonaj, deklaroi se nga platforma e “Bashkëqeverisjes”, edhe 18 zyrtarë të Hipotekës dhe ALUIZN-it kanë masë disiplinore me paralajmërim nga puna.

Ministrja konfirmoi se ka nisur edhe  një hetim administrativ për përfshirjen e tyre në vepra penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *