Mal i Zi, 7 kandidatë për President…

Në Mal të Zi, sot votohet për zgjedhjet presidenciale. Në vendin fqinj me popullësi afro 620 mijë banorë kanë të drejtë vote mbi 500 mijë prej tyre.

Në postin honorifik të Presidentit kërkojnë të ulen 7 kandidatë, mes tyre edhe ish Kryeministri Milo Gjukanoviç, i cili u vu në shënjestër për eleminim fizik, gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Komploti në tentativë për vrasjen e tij nga një grup nacionalistësh serbë dyshohet se u nxit nga Moska, e interesuar për të penguar antarësimin e Malit të Zi në NATO.

Raportet diplomatike mes dy vendeve u tensionuan edhe me dëbimin nga Podgorica të një diplomati, pas helmimit të agjentit rus në Britani.

Referuar sondazheve, Millo Gjukanoviç është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *