Mohamed Salah autor i dy rekordeve në Premierligë

 

Mohamed Salah ka thyer dy rekorde në Premierligë, me golin që e shënoi sonte në fitoren e Liverpoolit në një ndeshje kundër Bournemouth.

Mo Salah realizoi golin e dytë në fitoren 3-0, që Liverpooli e arriti sonte kundër Bournemouth, raporton Gazeta Express.

 

Kjo bëri që Mohamed Salah të bëhet lojtari i parë afrikan që arrin t’i shënojë 30 gola në një sezon të vetëm në Premierligë.

Ky rekord mbahej nga Didier Drogba, i cili në sezonin 2009-10 kishte arritur t’i shënonte 29 gola me Chelsean.

Po ashtu, egjiptiani është lojtar i parë që e arrin shifrën e 30 golave në top pesë ligat evropiane këtë sezon.

Ai vendosi edhe një rekord tjetër duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënon gol në 22 ndeshje të Premierligës brenda një sezoni të vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *