Berisha në listën “non grata”, kongresmeni Zeldin zyrtarizon kërkesën drejtuar DASH: Dua informacion të detajuar

Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin, i cili një ditë më parë zhvilloi një bisedë online gjatë një seancë dëgjimore me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me vendimin për përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e personave “non grata” nga DASH, i ka kërkuar zyrtarisht sqarime Departamentit të Shtetit, përmes një letre.

Ai kërkon prej tyre informacion të detajuar për procesin e ndjekur për të marrë këtë vendim.

“Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion domethënëse. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejet SHBA.

Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm.

Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses te i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Përveç kësaj, po kërkoj edhe një shpjegim të detajuar për procesin që ka ndjekur Departamenti i Shtetit për të vendosur mbi këtë rast”, thuhet në letrën që kongresmeni Zeldin i dërgon DASH.

Letra drejtuar DASH, erdhi pasi Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka ftuar kongresmenin që shikojë provat, ndërsa i sugjeroi që për çështjet e ngritura t’i drejtohej zyrtarisht Departamentit të Shtetit.

Gjatë bisedës online, Zeldin ka vënë në pozitë të vështirë Sekretarin Blinken duke e pyetur nëse DASH ka komunikuar me Geroge Soros në kuadër të këtij vendimi, dhe Blinken është përgjigjur se ai vetë jo, por nuk ka dijeni për gjithë Departamentin Amerikan të Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *