Pas një jave ndërprerje, ka rinisur sot procesi i vaksinimit me vaksinën kineze

Pas mbërritjes dje të 60 000 dozave të vaksinës kineze Sinovac, lajm që u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga sot, jo vetëm ka filluar shpërndarja e dozave nëpër qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe rrethe, por njëkohësisht, këtij procesi i është bashkangjitur edhe ai i rinisjes së vaksinimit.

Pas më shumë se 7 ditësh procesi i vaksinimit ishte ndërprerë, kryesisht për ata të moshuar që prisnin të bënin dozën e dytë të vaksinës, e cila normalisht bëhet me një diferencë 4-javore nga doza e parë.

Por, edhe pse ka rifilluar procesi i vaksinimit, në qendrën më të madhe të vaksinimit në Tiranë, sheshin “Skënderbej” nuk ka radhë të gjata të qytetarëve që presin të vaksinohen. Kjo për shkak se një pjesë nuk janë të informuar për rifillimin e procesit dhe një pjesë preferojnë të vaksinohen pranë qendrave shëndetësore të lagjeve ku banojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *