U tha se mori kokainë gjatë festivalit, fituesi Italian i Eurovizionit do të bëjë testin e drogës
Lideri i grupit “Maneskin”, fitues i Eurovizionit tha se, ndihet i fyer pasi shikuesit menduan se, ai thithi diçka në tavolinë dhe bëri disa lëvizje të dyshimta live në televizion dhe se është i detyruar të bëjë një test droge pas disa orësh.
I ftuar në emisionin e mëngjesit në “BBC”, prezantuesi Dan Walker e pyeti rreth zhurmës, që bënë disa lëvizje të tijat, sipas të cilave duket sikur ka marrë drogë gjatë transmetimit, gjë që ka ndikuar për keq në fitoren e grupit.
“Ishte momenti kur po na jepnin 12 pikë dhe Thomasi theu një gotë, kështu që ndërsa po hidhesha përpjetë nga gëzimi, pashë gotën dhe thashë :’O Zot, çfarë ndodhi’. Ndihem shumë i fyer”,- sqaron më tej Damiano gjatë kësaj interviste.
‘Ne jemi të rinj dhe me një pasion të madh për muzikën, këto zëra po i veshin hije fitores sonë. Ne do të bëjmë testin e drogës dhe do të provojmë, që gjithcka është një spekulim. Do të bëj testin e drogës sot, pas disa orësh. Më lejoni të them se jemi shumë të fyer”, shtoi Damiano.
Damiano David është lideri i grupit “Maneskin”, i cili fitoi festivalin evropian të këngës Eurovizion me votat e publikut. Ai u filmua të shtunën gjatë transmetimit të festivalit evropian duke u përkulur mbi tavolinë, çka u interpretua si një lëvizje e përdorimit të ndonjë lloji droge. /Daily mail