Njihni simptomat e lodhjes për të rifituar fuqinë
Sindroma e lodhjes, në këtë periudhë po lidhet më shumë me pandeminë pasi, pacientët e infektuar me Covid-19 janë ankuar për pasoja afatgjata të sëmundjes. Por për neorologët, ndjenja e rraskapitjes së rëndë ndodh edhe pas sëmundjeve të tjera.
“Lodhja përcaktohet si rraskapitje patologjike, që injoron strategjitë e zakonshme të rimëkëmbjes”, shpjegon Sabine Herzig, specialiste e neurologjisë në Spitalin Universitar Leipzig. “Aspekte të tilla si; një mënyrë jetese e shëndetshme, gjumë i qetë dhe pushime të përshtatshme nuk do të mund të ndryshojnë thelbësisht gjendjen”,-shton më tej ajo.
Të prekurit nga sindroma e lodhjes vuajnë nga një ndjenjë e përhershme e rraskapitjes. Në të njëjtën kohë edhe angazhimet dhe presioni për të kryer në kohë detyrat e ditës bëhen shkak për një lodhje të shpejtë. Prandaj është e këshillueshme, që këta pacientë të mund të kombinojnë orët e punës me argëtim, punë shtëpiake ose aktivitete sportive.
Cilat janë shkaqet e sindromës së lodhjes?
Shkaqet për lodhjen, zakonisht mund të gjenden në sëmundjet e mëparshme: “Ne e vëzhgojmë atë te pacientët pas sëmundjeve të rënda“, thotë Sabine Köhler, Kryetare e Shoqatës së Neurologëve Gjermanë. “Ndjenja e fortë e rraskapitjes nuk zhduket, por mbetet si një ankesë.”
Specialistët psikiatër përjetojnë lodhje në psikoterapitë me pacientët e prekur nga skleroza e shumëfishtë ose pacientët me terapi shoqëruese pas luftimit të një sëmundje kancerogjene.
Opsionet e trajtimit
Ndjesia e lodhjes nuk mund të rregullohet thjesht me trajtim mjekësor: “Fillimisht duhet të pranosh, që kjo simptomë ekziston dhe më pas të mësosh se si duhet të sillesh me të“, thotë Köhler.
Dhe terapia fillon me një vlerësim, që duhet ta bëjnë vetë pacientët, duke i drejtuar vetes këto pyetje: “Në cilat fusha është e rëndësishme për mua të performoj mirë dhe cilave prej tyre nuk duhet t’ ju kushtoj vëmendje?”
Në këtë mënyrë, ju mund të arrini, që puna ose qëllimet, që ju konsumojnë energji, të bëjnë një hap mbrapa për momentin.
Me pak përpjekje përsëri i kthehemi fuqisë
Neurologët këshillojnë pacientët, që ankohen për lodhje deri në rraskapitje, të organizojnë jetën e tyre rreth kësaj sindrome, që do të thotë se ata duhet të përpiqen të rimarrin veten duke mos u sforcuar shumë dhe të mos t’i japin përparësi angazhimeve që ju marrin energjitë.
Nëse lodhja vjen për shkaqe të njohura, atëherë pacientët duhet të njihen me pamjen e tyre klinike. E rendësishme është edhe pranimi i këtij fakti nga familjarët dhe miqtë e tyre pasi: “Si rregull, ju nuk e shihni lodhjen e pacientit, kështu që ata shpesh ndihen të keqkuptuar.”
Diferenca midis rraskapitjes dhe lodhjes kronike
Sindroma e lodhjes kronike (CFS) duhet të dallohet nga lodhja , që shfaqet pas një sëmundjeje të rëndë. Me këtë pamje të pavarur klinike, shtohen simptomat fizike si; dhimbja e fytit, muskujve ose dhimbja e kokës.
Sipas përkufizimit, sindroma, shkurtuar në CFS, ndodh vetëm pas një problemi shëndetësor, pasojat e të cilit zgjasin prej të paktën gjashtë muajsh. “Ky është zakonisht një ndërlikim post-viral,” thotë Herzig.
Lodhja pas infektimit me koronavirusin
Aktualisht ende po hulumtohet se cilat simptoma të lodhjes bien pas infektimit me koronavirus: “Lodhja mund të ndodhë si pjesë e një sindromi post-Covid. Për shumicën e pacientëve, simptomat do të qetësohen pas disa javësh ose muajsh, -”thotë Herzig. Sipas mendimit të neurologut, këta pacientë nuk mund të caktohen në dy variantet e shpjeguara.
“Por sigurisht, që do të ketë të prekur, të cilët do të zhvillojnë lodhje kronike, siç e njohim nga infeksione të tjera serioze dhe për të cilët vlen raportimi i mëparshëm,” tha Herzig.
Në “Charité- Universitätsmedizin Berlin”, është caktuar një orë e posaçme konsultimi me pacientët, që kanë kaluar Covid-19: Pavarësisht nga përcaktimi i ankesave të tyre, pacientët marrin terapinë e duhur për të mposhtur lodhjen. Klinika të tjera gjithashtu në Gjermani kanë vendosur orët e konsultimit pas Covid./Bild