Bashkimi Evropian nuk rinovon kontratën me AstraZeneca-n, zgjedh Pfizer-in

Bashkimi Evropian nuk ka bërë porosi të reja për vaksina AstraZeneca pas qershorit, kur përfundon dhe kontrata, tha të dielën Komisioneri i Tregut të Brendshëm i BE-së Thierry Breton, sepse BE nënshkroi një kontratë me Pfizer-BioNTech.

Breton tha gjithashtu se cmimi ivaksinave Pfizer-BioNTech do të jetë më I lartë se më parë. Komisioni Evropian, muajin e kaluar, nisi veprimet ligjore kundër AstraZeneca për mosrespektim të kontratës për vënien në dispozicion të vaksinave dhe për shkak të mungesës së një plani të besueshëm për shpërndarje në kohë të tyre.

“Ne nuk e rinovuam kontratën pas qershorit. Do të shohim cfarë do të ndodhë,” tha Breton për radion Inter France.

Shqetësimet kanë qenë në rritje për efektet potenciale anësore të vaksinës ango – suedeze.

Të premten, Agjencia Rregullatore Europiane e Ilaceve tha se ka raportime për një crregullim nervor të rrallë në njerëzit që kanë marrë vaksinën, përvecse rasteve të koagulimit të gjakut. Ndërkaq, disa vende evropiane kanë limituar përdorimin e kësaj vaksine në mosha të thyera ose e kanë ndërprerë tërësisht përdorimin e saj.

Bashkimi Evropian nënshkroi një kontratë të re me Pfizer-BioNTech për të marrë 1.8 miliardë doza të vaksinave anti COVID-19 për vitet 2021-2023, për të mbuluar vaksinimet, donacionet dhe rishitjet e dozave./ Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *