Covid – 19 nëpër botë: Gjermania ndryshon legjislacionin, Franca, Anglia e Italia po rimarrin frymë, Në Tokio pritet valë e re…
Përvec Shqipërisë, ku shifrat e pandemisë COVID – 19 kanë pësuar rënie të ndjeshme – sot ka pasur 57 raste të reja dhe 1 viktimë, ndërkohë që sipas të dhënave që bën me dije kryeministri Edi Rama, numri i të vaksinuarve ka arritur në 600 mijë – janë edhe disa vende evropiane që sipas shifrave të publikuara nga Reuters, kanë përmirësime sa i përket pandemisë.
Në Francë, numri i pacientëve në terapi intensive ka rënë nën 5000, për herë të parë qënga marsi i vitit të kaluar, raporton Reuters, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë franceze. Numri është ulur në 4,971, nga 5,005 që ishte një ditë më parë. Ministria thotë gjithashtu se kanë vdekur 115 njerëz nga Covid-19, duke e cuar numrin total në 80,100.
Edhe në Britaninë e Madhe vihet re një situatë e përmirësuar në ditët e fundit. Sipas të dhënave të fundit, 35.37 milionë njerëz ose 67.2% e të rriturve britanikë kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19. Nga këta, 17.67 milionë, ose 33.5% kanë marrë edhe dozën e dytë.
Italia duket gjithashtu, se ka një përmirësim të situatës, pasi ka raportuar 8,292 raste të reja të dielën, nga 10,176 një ditë më parë. Ka pasur 139 vdekje nga 224 të shtunën.
Në Gjermani, njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kanë shumë lehtësi nga sot, pasi qeveria ka miratuar ligjin e ri për të lehtësuar masat. Të vaksinuarit plotësisht – që shkojnë në më shumë se 7 milionë, nuk do të duhet të paraqesin një test negativ për të marrë shërbime si parukeri apo vende takimesh në grupe. Dhe kur do të kthehen në Gjermani nga jashtë, nuk do të kenë nevojë të karantinohen vetëm nëse vijnë nga zona me rrezik të lartë nga mutacionet e virusit.
Përtej Evropës, Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë vendosjes nën kontroll të pandemisë dhe zyrtarët e shëndetësisë janë fokusuar në sfidën e radhës: të rrisin numrin e të vaksinuarve, that të dielën koordinatori i Shtëpisë së Bardhë Jeff Zients, raporton Reuters.
Rreth 58% e amerikanëve të rritur kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Tani duhet rritur besimi tek vaksinat dhe duhet rritur sa më shumë numri i të vaksinarve për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të virusit dhe mutaioneve të tij.
Por situata vazhdon të jetë e rënduar në Meksikë ku të dielën janë konfirmuar 1,175 raste të reja dhe 57 vdekje. Këto shifra e cojnë numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 2,365,792 dhe të vdekjeve në 218,985. Por mendohet që numri real, sipas të dhënave jozyrtare, të jetë të paktën 60% më i lartë. Ndërsa në Indi, situata është kaotike dhe po shkon drejt lock-down-it kombëtar; sot është vendosur që të shërbejnë edhe ish-mjekët e ushtrisë. Nga ana tjetër, pritet që në Tokio të ketë një shpërthim të ri të pandemisë pas një periudhe pushimesh që mbaroi sot.