Trendi në rritje i “të thinjurve që divorcohen, ja përse…
Pas 27 vite martese, Bill dhe Melinda Gates publikuan në Twitter vendimin e tyre për t’u divorcuar. Përse dy njerëz në një martesë të gjatë—një bashkim që e ka cuar ciftin në fitimin e miliarda dollarëve dhe themelimin e një nga kompanive më të mëdha—vendosin që të marrin dy rrugë të ndyshme.
Në shumicën e martesave, pas dekadash së të qenurit bashkë, ne e dimë rutinën ditore të njëri-tjetrit, lidhjet me familjet tona, ngarkesën e punës dhe se si e duam ne kafenë. Pas kaq shumë vitesh martesë, ne e njohim partnerin tonë në ditët e mira dhe më të keqijat. Shumë cifte kanë rritur fëmijët e tyre së bashku gjatë kësaj kohe dhe kanë zbuluar gjëra për njëri-tjetrin që i adhurojnë, po ashtu dhe gjëra që nuk i durojnë. Disa mendojnë se nëse ka mospërputhje, një martesë do të përfundonte shumë vite më parë se cifti të ishte në të 50-at apo 60-at e tyre. Por, nuk është më kështu.
Kohët e fundit vihet re një ndryshim i madh në ciftet më të vjetër që kanë martesa të gjata. Vite më përpara, shumica e cifteve që nuk ishin të lumtur në marrëdhënien e tyre, zgjidhnin të rrinin të martuar për shkak të rutinës apo komoditetit ose për një lloj ndjenje familjariteti. Në vitet e fundit, shumë po vendosin të divorcohen. Rezulton se divorcet në ShBA ne moshën 50 e sipër, janë dyfishuar që prej vitit 1990.
Pse po divorcohen moshat e vjetra? Një grua që së shpejti do divorcohet thotë që ajo e shikon jetën e saj të ndarë në kapituj. Dhe pse ajo mendonte që bashkëshorti i saj do të ishtë pjesë e jetës së saj në të gjithë kapitujt, ajo tani dëshiron që disa prej tyre t’i shkruajë vetë dhe ndoshta, një ditë, me një partner tjetër. Nuk ka për qëllim të lëndojë bashkëshortin e saj, dhe do që ta lërë atë të lirë të gjejë lumturinë e vërtetë në kapitujt e tjerë të jetës së tij.
Dhe duke kuptuar që jeta është e shkurtër dhe e shtrenjtë, njëri apo të dy partnerët zgjedhin ndryshimin e kursit, duke menduar se kjo gjë do t’i plotësojë. Ata zgjedhin të besojnë se për vitet që u kanë mbetur. Ata priren të besojnë se, nëse martesa nuk po funksionon për njërin, kështu duhet të jetë edhe për tjetrin. Ndaj i mundësojnë vetes hapësirën për të rifituar lumturinë.
Cfarë ka ndryshuar në martesat e gjata dhe divorcet
Ka shumë arsye për këto ndarje cliruese. Modeli tradicional i martesës nuk funksionon njëlloj për të gjitha ciftet, sidomos për ata të moshës së mesme. Këta njerëz nuk e pranojnë më që martesa është një ndërmarrje e përjetshme, nëse ajo nuk funksionon për njërin ose të dy partnerët.
Njerëzit e ri-vlerësojnë marrëdhënien e tyre në kohë reale. Kjo është dicka e re. Historikisht, kemi qenë gojëmbyllur për pakënaqësitë në martesë, reduktimin e të bërit seks apo humbjen e lidhjes, zakonet acaruese, sjelljet e papërshtatshme apo prishjen e parave jashtë normales.
Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë, ciftet flasin hapur me njëri – tjetrin, me miqtë, me terapistin për pakënaqësitë në lidhjet e tyre. Ata janë të prirur të flasin për llojin e marrëdhënies së tyre dhe të ndajnë mendjen nëse do të punojnë për të shpëtuar martesën apo do të ndajnë rrugët e tyre.
Tabutë po zhduken
Tabutë mbi rivlerësimin e martesës dhe madje nocioni i ndarjes dhe divorcit pas një martese të gjatë, po zhduken me shpejtësi. Martesa që e mban një cift nga të 25-at tek të 50-at ose të 60-at është një kapitul i rëndësishëm, ku siguron financat, bën karrierë dhe rrit fëmijët. Shumë e zgjedhin këtë si një histori të përjetshme, duke respektuar traditën. Por, gjithnjë e më shumë, të tjerët e konsiderojnë mundësinë që partneri të jetë zgjedhja e duhur deri në një etapë të jetës, por jo deri në fund të saj.
Kapitull i ri në një jetë të gjatë
Pasi kanë rritur fëmijët dhe kanë bërë karrierë, shumë cifte të martuara duan të rigjejnë veten. Ata duan të punojnë në një fushë të re, të nisin aventura të reja, herë vetëm, herë me ndonjë mik, ose partner të ri. Ata mund të ndjehen që në martesat e tyre të kenë humbur gëzimin ose lidhjen mes tyre.
Shumë 70-80 vjecarë thonë se janë penduar që nuk e kapën mundësinë për t’u ndarë, duke ndjenjur në një martesë të pajetë ose të mbushur me konflikte.
Sipas statistikave, për femrat në moshë arsyet janë më shumë eksperimentale. Ato nuk kanë plan dhe aq nuk e imagjinojnë lidhjen e tyre të ardhshme. Meshkujt, nga ana tjetër, duket se janë më praktikë. Ata ndahen, sepse ndiejnë që dicka mungon në martesën e tyre dhe që besojnë se do ta plotësojnë në lidhjen e ardhshme. /CNN