25 euro për vaksinimin, plani që po çudit epidemiologët në Beograd

Në Serbi po aplikohet një plan, i padëgjuar, ndërgjegjësimi për vaksinimin.

Referuar DW, qeveria e Beogradit do të paguajë 3000 dinarë, për të gjithë ata që vaksinohen deri më 31 maj të këtij viti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në publikim të kësaj nisme mësohet të ketë deklaruar se, do të ofrohet vaksinimi edhe në qendrat tregtare për të rritur numrin e të vaksinuarëve në vend.

Sipas Presidentit, qytetarët që vaksinohen do të shpërblehen me 25 euro për përgjegjshmërinë e treguar, ndërsa punonjësit e administratës që refuzojnë të vaksinohen nuk do të paguhen për kohën e karantinimit.

Epidemiologët nga ana tjetër mendojnë se një nismë e tillë nuk është dëgjuar më parë në fushatat e vaksinimit.

Në bisedë me DW ata shprehen të shqetësuar për ndikimin në populate të kësaj nisme qeveritare, duke shpjeguar se nëse banorwt paguahen për vaksinimin, do të thotë se diçka nuk shkon me këtë vaksinë.

Ndërkohe referuar statistikave zyrtare, në Serbi janë vaksinuar 1.3 milionë banorë nga 7 milionë që llogaritet të jetë popullësia në vend.

Serbia ishte i vetmi vend në Ballkanin Perendimor që nisi vaksinimin në dhjetor të vitit të shkuar, duke siguruar një sasi të konsiderueshme dozash nga Kina dhe Rusia.

Plan i Beogradit për të paguar personat që vaksinohen mund të lidhet me datën e skadencës së vaksinave që ata kanë gjendje, ose me një politikë të llogaritur mirë për të parandaluar rinfektimet që mund të shkaktohen nga sezoni turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *