Kundërshtarët e Bashës, në orën 12:00 para mediave për të zyrtarizuar qëndrimin

Disa nga anëtarët e Partisë Demokratike të cilët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, do të mblidhen sot në një konferencë të përbashkët për media.

Sipas njoftimit të shpërndarë, grupimi “Për PD-në”, në orën 12:00 do të mbajë një konferencë për shtyp në vijim të kërkesës për hapjen e një procesi politik dhe reformimin në Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Njoftimi i plotë për mediat

Të nderuar miq grupimi  “Për PD-në”,  sot ne ora 12:00 do të mbajë sot më datë 6 maj 2021 në Hotel Xheko Imperial ( ish Karlsberg”) një konferencë për  shtyp në vijim të kërkesës për hapjen e një procesi politik dhe reformimin në Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Ju ftojmë të merrni pjesë.

Me respekt Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *