Von der Leyen: Në Turqi, vetëm dhe e lënduar në cep të divanit
Pamjet e takimit zyrtar të Ursula von der Leyen në Turqi një javë më parë kanë bërë xhiron e botës dhe kanë ngjallur reagime të shumta, sidomos pas fjalimit të saj të hënën në Parlamentin Europian, kur tha se në takimin me presidentin Erdogan e kishin lënë të ndihej vetëm dhe të lënduar, vetëm pse ishte femër. Në sallën e takimit, as nuk ishte rezervuar një karrige për Presidenten e Komisionit Evropian dhe ajo u detyrua të ulej në divan. “Takimi im ishte me kamera dhe pamjet u shpërndanë menjëherë. Po ato miliona gra që “lihen në cep””, tha Leyen në fjalimin e saj. (videoja – nga The Sun)