Aksident i rëndë pranë Urës së Dajlanit, humb jetën 60 vjeçarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Tiranë – Durrës, pranë Urës së Dajlanit, ku një kamion ka goditur një automjet tip “Lancia”. Sipas informacionit zyrtar të policisë rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.