Beteja e Laburistëve për lugët e Kryeministrit
Laburistët në Britani po i numërojnë edhe “lugë e garuzhde”, Kryeministrit Boris Johnson pasi Komisioni Qëndror njoftoi nisjen e hetimeve për të mësuar se kush pagoi për rinovimin e apartamentit kryeministror.
Ndërsa debati u zhvendos në “Dhomën e Komunëve” , Kryeministri shkoi i pērgatitur me exel-in e shpenzimeve për akomodimin e paraardhësve laburistë, gjatë viteve 1997-2010.
Boris Johnson deklaroi se shpenzimet për apartamentet e tyre i kalonin 500 mijë paundët, ndërkohë që fondet vjetore për këto shpenzime ishin vetëm 30 mijë paundë.
Lideri i laburistëve, Keir Starmer, këmbënguli të mësonte nga kryeministri se, kush kishte paguar për rimobilimin e apartamentit të tij në “Downing Street”.
Hetimet për pagesën e rregullimeve në apartamentin e Kryeministrit britanik, nisën pas akuzave të ish këshilltarit të tij se, fatura e shpenzimeve është paguar nga donatorët e fushatës elektorale.