Kontrata për “Maskat” zbulon ish këshilltarin e Boris Johnson

Në një shkrim të hollësishëm të BBC-së zbulohet roli i ish kandidatit dhe financuesit të “Konservatorëve” në kontratën qeveritare prej 100 milionë paundë britanikë.

Kontrata për maskat u nënshkrua në korrik të vitit 2020, por emrat e kontraktorëve u fshinë në dokumentin e bërë publik, 7 muaj pas firmosjes.

Në një dokument të dytë, që mendohet se rrodhi në media për shkak të gabimit të një administratori të faqes, zbulohet emri i kontraktuesit dhe ai është Samir Jassal, ish këshilltar në fushatën e Kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Qeveria ka mohuar përfshirjen e ministrave në këtë aferë. Por zbulimet dëshmojnë të kundërtën.

Kontrata për furinizimin e spitaleve britanike me maskat mbrojtëse u botua në mars të këtij viti, me kërkesë të gjykatës, e cila kritikoi qeverinë për shkelje të afateve të publikimit të marrëveshjes kontraktuale.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock u gjet se kishte vepruar në mënyrë të paligjshme. Edhe kur kontrata u botua, emri i furnitorit u fshi.

Në botimin e ri, që ndodhi si “aksident teknologjik”, furnitori ishte Samir Jasal, në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë farmaceutike “Direct Limited”.

Kush është Samir Jassal?

Z, Jassal, ish këshilltar i Partisë Konservatore duket se është i lidhur mirë me qeverinë.

Ai është parë duke shoqëruar Kryeministrin Boris Johnson, gjatë takimit në një linjë riciklimi në perendim të Londrës. Ndërsa më herët, në vitin 2019 ka shoqëruar Kryeministrin gjatë fushatës së tij elektorale në një tempull Sikh.

Samir Jassal ka qenë ish kandidat i “Konservatorëve” britanikë, në dy zgjedhje parlamentare dhe kandidon për një vend në Këshillin e Qytetit Gravesham, në zgjedhjet që mbahen muajin tjetër.

Ai rezulton edhe si financues i Partisë Konservatore me deklarimin e një donacioni prej 4 mijë paundë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *