Dënohen dhuna dhe sulmet e Erjon Veliajt ndaj gazetarëve
“Reporterët pa kufij”, nga zyrat qëndrore në Paris, reaguan kundër sulmeve fizike dhe dhunës verbale të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, ndaj gazetarëve të televizionit “Ora News”.
Në solidarizim me kolegun Isa Myzyraj, organizata prestigjioze për lirinë e medias “Reporter without Borders” dënoi dhunën e truprojeve të kryebashkiakut, Erjon Veliaj, të cilët në shkelje flagrante të lirisë së medias ndaluan gazetarin e “Ora News” të bënte detyrën e tij.
Reporterët pa Kufij në reagim të kësaj ngjarje shprehën shqetësimin edhe për sulmet e përsëritura të Kryetarit të Bashkisë, Tiranë, ndaj gazetarëve dhe televizionit “Ora News”
“Ora News” dhe “Channel One” u sekuestruan në gusht 2020, me urdhër të SPAK dhe sekuestrimi u rikonfirmua nga dy shkallët e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, në seancat e shqyrtimit të ankimeve të “Ora News”
Pronari i “Ora News” dhe avokatët e tij kanë akuzuar dretpërdrejt se, pas sekuestrimit qëndron Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë, që sipas tyre po hakmerret për linjën editoriale të “Ora News”.