Manjati i medias në Hong-Kong dënohet si militant opozite, jo si gazetar
Manjati i mediave në Hong-Kong, Jimmy Lai u dënua me 14 muaj burg, për organizimin e protestave pro demokracisë në vitin 2019.
Jimmy Lai bënte pjesë në grupin e 9 personaliteteve të njohura të opozitës vendase, të akuzuar për organizim dhe pjesëmarrje në demostrimet kundër qeverisë.
Mendohet se në protestat e Hong-Kongut u bashkuan mbi 1.7 milionë persona.
Siç citon “Radio France Internationale”, kjo është hera e parë që një pronar shtypi, që po mbahet në paraburgim për thyerje të sigurisë kombëtare, dënohet për aktivitetin e tij, si militant i opozitës dhe jo si gazetar.
Jimmy Lai, fillimisht u dënua me 12 muaj burg dhe më pas edhe 8 muaj të tjerë për një protestë të dytë kundër qeverisë, por me vendimin e fundit të gjykatës, ai do të kryejë përfundimisht, 14 muaj burg .