A duhet ta pimë paracetamolin për çdo dhimbje?
Edhe me dhimbjen më të vogël, njerëzit gëlltisin paracetamol, madje, ndonjëherë, edhe si parandalues. Por lind pyetja, a është kjo e shëndetshme dhe a është efektiv paracetamoli për çdo dhimbje? Një grup studiuesish të universitetit të Sidneit dolën në përfundimin se paracetamoli mund të ketë rezultat vetëm në dhimbje specifike. Dhimbja e shpinës dhe e barkut nuk bën pjesë këtu. Paracetamoli mund të ndihmojë në dhimbjen e gjunjëve, artritin e kockave, dhimbje koke në tension dhe dhimbjet pas lindjes. Drejtuesja e studimit dr. Christina Abdel Shaheed thotë se Për shumicën e dhimbjeve të tjera, nuk kemi prova për të deklaruar me bindje se paracetamoli është efektiv.”
Por cfarë është dhe si vepron paracetamoli ndaj dhimbjeve: ai është një substancë antipiretike dhe si i tillë, gjendet në ilace të shumta. Për shkak se hyn tek grupet e ilaceve “tolerantë”, mund të përdoret nga të gjitha moshat në formë tabletash, përvec fëmijëve të vegjël dhe të porsalindur që e marrin në formë supostash.
Si funksionon saktësisht paracetamoli ende nuk është sqaruar përfundimisht shkencërisht. Dihet, megjithatë, se grumbullohet me përqendrim relativisht të lartë në sistemin nervor, vecanërisht në palcën kurrizore. Aty prek hormonet që ndikojnë në reduktimin e dhimbjes. Për shkak se ka efekt edhe kundër etheve, paracetamoli përdoret edhe në trajtimin e gripit dhe ftohjeve.