“Extreme E”: Timonin e marrin gratë

Nico Rosberg ish kampioni i Botës në Formual Uno thotë se sportet duhet të bëjnë më shumë për të promovuar çështje të rëndësishme.

Gjermani 35-vjeçar ka krijuar skuadrën e tij të Extreme E, të ndërgjegjshme për mbrojtjen e klimës, një projekt që nisi të shtunën, në Arabinë Saudite.

Shpresoj të frymëzoj, që sportet kudo në Botë të përqafojnë shumë më fort qëllimet e tyre.”

Extreme E është një projekt për të ndryshuar mënyrën se si ne garojmë.

“Le të marrim Kampionatin Europian të Futbollit. Unë mendoj se ata e kanë pushtetin për të ndërgjegjësuar mbi ndryshimet klimatike”

Ish kampioni kërkon që Formula Uno të marrë drejtimin e kësaj fushate, ashtu siç do të bëje edhe Extreme E.

Formula Uno ,ende nuk e ka këtë qëllim, sportet motorike nevojiten të pozicionojnë vetveten në këtë qëllim të madh ,në dobi të njerëzimit. Gjithsesi F1 ka bërë shumë tashmë, me përdorimin e motorëve hibridë, si një ndër më efikasët në botë.”

Ndërsa Nico Rosberg është pëfshirë në një projekt të qëndrueshëm, Lewis Hamilton lufton për titullin e 8-të, kampion. Do të ishte e jashtëzakonshme një garë mes të dyve.

Kujtojmë që Rosberg dhe Hamilton garuan në periudhën e famshme “2013-2016”, si pjesë e Mercedes F1. Rosberg mundi Hamilton pas dy sezoneve të pasuksesshme dhe menjëherë pasi, u shpall kampion u tërhoq nga Formula Uno.

Kemi një marrëdhënie neutrale me njëri-tjetrin, jetojmë të dy në Monako dhe ndodh të përplasemi nëpër dyqane.”, –thotë Rosberg, kur e pyesin për marrëdhënen me Hamilton.

Extreme E, do të jetë një sport që krahas ndërgjegjësimit për klimën do të promovojë edhe Barazinë Gjinore. Timonin, tanimë në makinat e garës, e marrin edhe vajzat dhe gratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *