Ditari i mjekut: Covid çrregullon…
Çrregullimet e gjumit janë një reagim i zakonshëm ndaj të gjitha fatkeqësive natyrore nga përmbytjet te epidemitë, shkruan John Wright i “Bradford Royal Infirmary”, dhe pandemia Covid nuk bën përjashtim.
Kur fillova këtë ditar pak më shumë se një vit më parë, virusi po vinte drejt nesh nga brigjet e largëta dhe kolegët e mi klinikë po zgjoheshin në mes të natës, të shqetësuar për stuhinë që po krijonte.
Kur spitali filloi të mbushej me pacientë të sëmurë akut, pagjumësia buronte nga shqetësimet për t’i mbajtur në jetë.
Ndërsa filloi bllokimi, kjo pagjumësi u përhap me shpejtësi në pjesën tjetër të popullsisë.
Në sondazhet kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali, shumica e njerëzve raportuan probleme me gjumin.
Bota ishte shtrirë dhe vështronte zgjuar në tavan. Izolimi, prishja e rutinës tonë, shqetësimi për infektimin dhe stresi nga pasiguria në punë dhe ajo ekonomike, të gjitha ndikojnë në prishjen e rehatisë së natës.
Njerëzit me probleme të gjumit, para pandemisë kanë përjetuar një përkeqësim të simptomave dhe, ata që s’ kishin probleme kanë filluar të përjetojnë pagjumësi.
Mjekët kanë dalë me etiketën e “Covidsomnias”ose koronasomnisë për të përshkruar shumëllojshmërinë e çrregullimeve të gjumit, jo vetëm tek pacientët, por në të gjithë popullatën.
Shumë infeksione virale dhe Covid shkaktojnë lodhje dhe përgjumje.
Ky është një virus, që prek qartë sistemin tonë nervor, nga nervat tona të nuhatjes dhe fytyrës, duke shkaktuar humbjen e nuhatjes dhe shijes, deri te simptomat e trashëguara të Covid, të dhimbjeve të kokës dhe mjegullimit të trurit.
Unë ende kam disa simptoma të vogla të gjata të Covidit: Dysgeusia – shije të çuditshme metali dhe sapuni kur ha – dhe parosmia që më ndryshon erën.
Sam Khan, Drejtori klinik i urgjencës së “Bradford Royal Infirmary”, ka përjetuar shqetësime më të mëdha.
Ai u infektua me Covid, në 24 Mars 2020, pas karantinimit të plotë, të Mbretërisë së Bashkuar dhe qëndroi afro 5 muaj në mjekim.
Ai ende ka vështirësi në frymëmarrje, ndihet i lodhur dhe nuk mund të përqendrohet siç duhet.
Dikur, ai ishte i mirë në analizimin e informacionit dhe marrjen e vendimeve të shpejta, siç u duhet mjekëve, që punojnë në urgjencë, por tani është në sfidë me sëmundjen.
Gjumi është një pjesë kaq e rëndësishme e shëndetit tonë fizik dhe mendor, pasi shërben si një kohë shërimi, kur trupi ynë riparon vetveten dhe mendja përpunon breshërinë e stimujve nga dita.
Gjumi gjithashtu duket të jetë i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar dhe një gjumë i mirë mund të ndihmojë në maksimizimin e përgjigjeve tona imune edhe ndaj vaksinave.
Artikulli i BBC.com u përshtat në shqip nga: Rojtar.com