Kosova mbyllet nga virusi britanik
Kosova miraton regjimin e ri të kufizimeve për shkak të rritjes së numrit të të infektuarëve me Covid-19.
Qeveria e Prishtinës vendosi të ashpërsojë masat e kujdesit shëndetësor nga data 7-18 prill.
Në regjimin e ri, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me testet që konfirmojnë se nuk janë të infektuar, në rast të kundërt duhet të vetëizolohen 7 ditë me radhë.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë diplomatët e huaj dhe familjarët e tyrë dhe personat që qëndrojnë më pak se tri orë në Kosovë.
Lëvizja dhe qarkullimi i mjeteve në Kosovë, do të ndalohet nga ora: 22:00-05:00.
Arsimi parauniversitar do të zhvillohet online, ndërsa ai fillor në shkollë.
Të gjitha njësitë e shërbimeve tregtare mbyllen dhe qëndrojnë hapur vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë.
Pronarët e lokaleve dhe restoranteve paralajmëruan se nëse, qeveria do të zgjasë masat përtej 18 prillit, ata do të ngrihen në protesta.
Kosova i ashpërsoi protokollet e sigurisë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarëve.
Referuar statistikave shëndetësore, në dy javët e fundit në Kosovë u raportuan mbi 11 mijë persona të infektuar dhe 150 viktima.
Autoritetet Shëndetësore kanë konfirmuar se, testimet e dy javëve të fundit në Kosovë, kanë vërtetur prezencën e virusit britanik.