Tirana pezullon fluturimet
Aeroporti i Rinasit pezulloi fluturimet deri nesër, në ora 10:00, pas grevës së kontrollorëve, të cilët fillimisht kundërshtuan pushimin nga puna të 5 kolegëve dhe më pas përshkallëzuan protestën me kërkesën për respektimin e kontratave të punës nga Albcontrol.
Sot, kontrollorët e trafikut ajror, në Aeroportin e Rinasit, pezulluan 30 minuta punën dhe u rikthyen në zyra me kushtin, që të takoheshin me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Por, pak minuta pas takimit, u raportua se nuk pati dakordësi mes tyre dhe ministers Balluku, duke njoftuar vendimin ekstrem të grevës për pezullimin e fluturimeve për një ditë.
Greva e kontrollorëve të “Albcontrol” nisi në solidarizim të punonjësve të pushuar nga puna me urdhër të ministres.
Kontrollorët e pushuar nga ministrja kishin kundërshtuar nënshkrimin e kontratave kolektive.
Bordi i “Albcontrol”, mësohet se në prill të vitit të shkuar, me justifikimin e efekteve të pandemisë, vendosi për shkurtimin e pages së kontrollorëve, në masën 62%.