Shtëpitë e gazetarëve kthehen në studio televizive

SHBA, Shtëpitë e gazetarëve kthehen në studio televizive
Shumë personazhe të botës televizive në Amerikë po transmetojnë nga shtëpitë e tyre.
Disa nga emisionet më të njohura po prodhohen në rrethana, që javë më parë as mund t’i mendoje.
Përditë e më shumë, studio televizive po improvizohen nga shtëpitë, duke i ndërgjegjësuar audiencat për të respektuar karantinën.
Kompanitë mediatike, si të gjithë industritë në botë, po ndjekin të njëjtat udhëzime për distancimin social, të rekomanduara nga OBSH.
Disa moderatorë dhe gazetarë të njohur po qëndrojnë në karantinë pasi kanë intervistuar personazhe, të cilët janë infektuar me COVID-19.
Pronari i CNN, Jeff Zucker, njoftoi se 90 përqind e stafit të tij në të gjithë botën po punon nga shtëpia, ndërsa pjesa tjetër në regji dhe newsroom-e.