Kosovë, Rrëzohet Albin Kurti me mocion mosbesimi nga LDK

Albin Kurti humbi postin e Kryeministrit të Kosovës me mocion mosbesimi.
Kuvendi i Kosovës votoi pro kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Pro mocionit të mosbesimit votuan 82 deputetë, 32 kundër, mes tyre edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ish kandidate e LDK-së për postin e Kryeministrit në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, Vjosa Osmani deklaroi në seancë se nuk e mbështeste mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, pasi sipas saj po tradhëtohej vullneti i votuesve të Kosovës.