Leje “kineze’ për të dalë nga shtëpia, gjobë dhe sekuestro makine për shkelësit

Leje “kineze’ për të dalë nga shtëpia, gjobë dhe sekuestro makine për shkelësit
Asnjë qytetar nuk mund të dalë nga shtëpia pa leje të autorizuar nga Policia e Shtetit.
Urdhrin e ri e njoftoi Kryeministri, i cili demostroi mënyrën sesi vetëm një anëtar i një familjeje shqiptare duhet të aplikojë për t’u pajisur me leje një orëshe për blerjet e ditës. Pensionistët nuk mund të aplikojnë, nëse ata janë të vetmuar, do të ndihmohen me shërbime të dedikuara nga njësitë administrative, ku ata banojnë.
Nga urdhëri ri përjashtohen të gjithë personat që tashmë janë të pajisur me autorizim për të shkuar në punë.
Qytetarët do të aplikojnë për leje në dy mënyra:
a/. Përmes portalit e-albania në këtë adresë: https://e-albania.al/ dhe leja miratohet automatikisht.
b/. Dërgim sms-jë në numrin e dedikuar që pritet të publikohet në orët në vijim
Orari i lëvizjes mbetet i njëjtë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00.
Shqipëria, nga data 9 mars, po aplikon eksperiencën e Kinës dhe pjesërisht të Italisë në masat e ndërmarra për të ndaluar përhapjen e virusit COVID-19.
Numri i personave të infektuar me coronavirus arriti në 186 brenda dy javëve, 9 prej tyre humbën jetën dhe 31 u shëruan plotësisht nga simptomat, por sërish do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë të tjera.