23 raste të reja me COVID-19, shërohen 17 të infektuar
Shqipëria regjistroi 23 raste të reja me COVID-19, duke e rritur numrin e të infektuarëve në 146.
Autoritetet shëndetësore konfirmuan shërimin e 17 pacientëve, ndërsa zgjerohet harta e qyteteve që regjistruan pacientë me COVID-19.
Deri tani, 72 persona janë shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmoi se një tjetër spital në Tiranë po përgatitet për të infektuarit me COVID -19.
Në komunikimin online me Kryeministrin Rama, ministrja informoi mbërritjen në Shqipëri të pajisjeve mjekësore, të siguruara në Turqi.