Australi, Hanks & Wilson çifti hollivudian në luftë me virusin

Aktori amerikan Tom Hanks postoi në twiter një mesazh qetësues për të gjithë ata që u shqetësuan për shëndetin e tij dhe të bashkëshortes, aktores dhe kantautores Rita Wilson.
“Dy javë pas simptomave të para, ne ndihemi mirë”, shkruan ai.
Ylli i Hollivudit inkurajon gjithashtu distancimin social, duke thënë se qëndrimi në shtëpi funksionon kështu: Ju nuk ia jepni virusin dhe nuk ia merrni askujt”.
Tom Hanks së bashku me bashkëshorten ndodhen në karantinë në një shtëpi me qira në Kuinsland të Australisë, duke ndjekur trajtimet mjekësore.
Ata udhëtuan drejt Australisë në fillim të këtij viti, pasi Wilson dha një tur koncertesh ndërsa Hanks nisi xhirimet e filmit kushtuar jetës së Elvis Presly nën regjinë e Baz Luhrmann.
Tom Hanks luan rolin e menaxherit të Elvisit, kolonel Tom Parker.