Paketa financiare COVID-19 do të shqyrtohet online në Parlament

Parlamenti i Shqipërisë do të rinisë aktivitetin me shqyrtimin online të paketës financiare, të miratuar pak ditë më parë nga qeveria për zbutjen e krizës ekonomike nga përhapja e virusit COVID-19.
Mësohet se komisionet e përhershme parlamentare do të konsultojnë online dokumentacionin ligjor, ndërsa nuk ka ende informacion të detajuar lidhur me procedurën e votimit që do të aplikojë Kuvendi.
Shqipëria është futur në regjim karantine nga data 13 mars 2020 dhe shumica e stafeve të institucioneve po punojnë online nga banesat e tyre.
Me mbylljen e shkollave dhe institucioneve të kujdesit të fëmijëve, me vendim të Këshillit të Ministrave, një nga prindërit lejohet të qëndrojë në shtëpi dhe të punojë online, për t’u kujdesur njëkohësisht për fëmijën nën kujdestari.
Prindërit personel mjekësor nuk përfitojnë nga ky vendim.