Konflikti mes studentëve të “Korpusit”, 4 të lënduar pranë Presidencës

Foto LSA

Konflikti mes studentëve të “Korpusit”, 4 të lënduar në afërsi të Presidencës

4 studentë të Universitetit Politeknik në Tiranë mbetën të lënduar pas një konflikti për motive të dobëta, referuar burimeve policore. Të rinjtë mësohet se kanë marrë plagë nga sulmi me thikë dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

Policia në njoftimin e publikuar pak minuta më parë bën me dije, se dy nga studentët e plagosur kanë lidhje familjare, ndërsa është shoqëruar në komisariat një person, i cili mendohet se ka dijeni për këtë ngjarje.

Sipas Policisë në këtë incident janë përfshirë studentët : J. Ll., 18 vjeç,  F. Ll., 18 vjeç,  K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç. Të njëjtat burime konfirmojnë se të rinjtë kanë marrë plagë të lehta me mjet prerës (thikë) dhe se gjendja  e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi pak metra larg auditoreve të Universitetit Politeknik, pranë selisë së Presidencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *