Roma “në flakë”, digjet autobusi, boshatisen ndërtesat në rrugën…
IRoma “në flakë”, digjet autobusi, boshatisen ndërtesat në …

Banorët e rrugës “Tritone” në afërsi të zonës historike të Romës, u zgjuan në panik këtë mëngjes, pas shpërthimeve nga djegia në ecje e një autobusi të linjës qytetase “63”. Mësohet se zjarri u shkaktua nga një defekt në qarkun elektrik të autobusit. Shumë ndërtesa dhe dyqane në rrezen e ngjarjes u rrezikuan nga flakët dhe shpërthimet, pasi referuar “Corriere della Sera” autobusi u dogj plotësisht në një kohë shumë të shkurtër. Një shitës mbeti i lënduar në krah, teksa përpiqej të mbyllte derën e dyqanit. Vendin e ngjarjes e ka vizituar menjëherë ministri i Brendshëm, Marco Minitti, i shoqëruar nga Këshilltari për Transportet. Skuadrat e zjarrëfikësve ndërmorën zhvendosjen e zonës për t’u siguruar, se askush nuk mbeti i bllokuar në ndërtesat që u ndotën nga tymi i shkaktuar prej flakëve të mëdha të djegies së autobusit./Rojtar.com