Ministrit i rrezikohen “spaletat”
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po merret në pyetje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kameramanët filmuan momentin, kur ministri i rëndësishëm i kabinetit qeveritar po shkonte drejt selisë së SPAK.
Me një “mbrojtje” emocionale, para objektivëve të tyre, ministri i Mbrojtjes ngjiti shkallët me hap ushtark, për të nxitur të mësonte pyetjet e hetuesve.
Referuar burimeve jo zyrtare, Niko Peleshi merret në pyetje për çështje, që lidhen me privatizimin e pronave të ushtrisë, akuzë e ngritur fillimisht për ish ministren e mbrojtjes Olta Xhaçka. Por burimet saktësojnë se Niko Peleshi po hetohet bashkë me Frida Krifcën edhe për fondet e BE-së “IPARD II”, të alokuara për fermerët shqiptarë, si dhe për çështje që mund të kenë lidhje me kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë. . Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u hetua edhe nga Bashkimi Europian, i cili pas hetimeve urdhëroi bllokimin e fondeve të dhëna.
Në tre mandate qeverisëse të kryeministrit Edi Rama, 11 ministra të kabinetit të tij, janë hetuar për vepra penale dhe korrupsion.