Macron: Europë, trego trimërinë, ndale Rusinë!
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, iu bëri thirrje nga Praga aleatëve të Ukrainës, të mos jenë frikacakë, përballë një Rusie që është bërë e pandalshme, duke ripërsëritur propozimin e bërë nje javë më parë, për mundësinë e dërgimit të trupave përëndimore në Ukrainë.
“Në Europën tonë, ne po i afrohemi një momenti, kur duhet të tregojmë se nuk jemi frikacakë”,- deklaroi Presidenti francez gjatë vizitës së tij në Republikën e Çekisë.
“Ne, nuk duhet të lejojmë të shohim tragjedi të tjera që mund të vijënë pa paralajmërim”,- shtoi ai gjatë fjalimit para një komuniteti francez në Pragë.
“Nëse çdo ditë ne shpjegojmë se deri ku janë kufizimet tona përballë Vladimir Putinit, i cili është i vetëm në këtë luftë, mund t’ju them se shpirti i disfatës vërvitet vetëm atje, jo te ne! Pushtetet e pandalshme po na kërcënojnë çdo ditë sikur janë në avantazh për të na sulmuar në çdo moment. Ne duhet të jemi në lartësinë e duhur të historisë sonë, duke treguar guxim!”,-këmbënguli Presidenti Macron.
Këshilltarët e tij të medias, konfirmuan se vizita e Presidentit francez në Çeki tregon kujdesin që ai ka në veçanti, për Evropën Qëndrore/ Rojtar.com