Rusia censuron luftën në Ukrainë

Në Rusi, autoritetet po vazhdojnë të censurojnë raportimet e pavarura të lajmeve rreth luftës në Ukrainë.

Mbrëmë, autoritetet hoqën nga transmetimi radiostacionin e pavarur “Ekho Moskvy” dhe bllokuan hyrjen në faqen e internetit të kanalit kryesor televiziv të pavarur “Dozhd TV”.

Ditët e fundit, autoritetet kanë dërguar letra kërcënuese për një numër mediash të pavarura duke kërkuar, që ato të heqin ose të bllokojnë përmbajtjen rreth luftës në Ukrainë.

Sipas urdhër -kërkesave, mediat nuk lejohen të përdorin fjalë të tilla si “luftë” dhe “pushtim” dhe nuk duhet të përfshijnë informacione “të paverifikuara” (d.m.th. jo nga burime zyrtare shtetërore) për viktimat civile dhe trupat e vrarë dhe të plagosur.

Sot, Ekho Moskvy ka thënë se zyra e prokurorit po përpiqet të bllokojë gjithashtu edhe llogaritë e tyre në mediat sociale. BBC/ Përkthyer nga Rojtar.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *