Rama qesëndis pas përjashtimit të Berishës: Do të jem i urtë; dora, e shtrirë për bashkëpunim!

Kryeministri Rama ka zgjedhur të komentojë me lojëra fjalësh vendimin e përjashtimit të Sali Berishës, ndërsa i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me këtë çështje.
“PS sot është në një moment tjetër të rrugëtimit të saj duhet të ndjejë në gjithë qelizat e saj sa shumë punë e energji përfshin kjo” u shpreh Rama duke mos bërë koment mbi vendimin, ndërkohë që theksoi edhe një herë dorën e shtrirë për opozitën në këtë mandat qeverisës.
“Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të tretë me dorën e shtrirë, pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD, dhe dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve e të vendit” -tha Rama, që zgjodhi të shtojë dyshimet për një bashkëqverisje të mundshme pozitë – opozitë.
“Jam shumë i përgatitur të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe në raport me ju. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashje pa menduar se mund të kem tejkaluar kufirin, kam krijuar shqetësime për ju”, qesëndisi ai. “Ju jap fjalën që do bëj cmos për të qenë në dispozicionin tuaj i urtë, i dashur. E kuptoni se sa e madhe është sfida jonë. Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik”, tha kryeministri për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *