Berisha flet para hyrjes në Kuvend: Vendimi Basha-Rama, nul! PD do ta ringre në piedestal!

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se vendimi ndaj tij për përjashtimin nga grupi parlamentar është nul. Ai ka zyrtarizuar tashmë luftën ndaj kryetarit të PD-së, duke e etiketuar atë në grup me kryeministrin Rama, “dyshja Rama – Basha” dhe përjashtimin e tij, një vendim që ka ardhur si pasojë e kompromisit mes dy drejtuesve politikë.
Më tej ai paralajmëron se mund të hyjnë në selinë e PD në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën që ka pasur.
”Do marrë çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Si të shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar i PD. Vendimi, kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike.
Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të jgithë forcën, të gjithë vendosmënrinë, legjitimitetin, për t ëshporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin,d rogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë. Tani kaq.
Grupi ishte në krahun e vet kur hyri.”- tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *