Apple do të gjurmojë abuzimet seksuale në internet ndaj të miturve

Apple njoftoi se së shpejti do të mundësojë gjurmimin e abuzimeve seksuale ndaj të miturve, projekt që nis fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në detajet e publikuara nga kompania shpjegohet se, përpara se një foto të ruhet në iCloud, sistemi i instaluar në aparatët e telefonisë së lëvizshme do të skanojë informacionin për të parandaluar abuzimet seksuale në internet ndaj të miturve.

Kompania “Apple” deklaroi se informacioni i siguruar nga gjurmimi do të raportet në kohë reale të autoritetet ligjzbatuese.

Megjithatë duket se sistemi, që mbron të miturit nga abuzimet në internet rrit shqetësimin për shkelje të privacisë dhe kontrollin e përmbatjtjeve të ndaluara e deri te fjalimet politike.

Ekspertët kanë frikë se qeveritë autoritare do t’i përdorin këto sisteme teknologjike për të spiunuar qytetarët e tyre.

Apple siguroi gjithashtu se, versionet e reja te iOS dhe iPadOS, që do të lançohen në fundvit do të kenë aplikacione të reja të krimptimit për të mos gjurmuar bisedat private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *