PD mund të jetë e vetmja shpresë, por nuk mjafton

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar. Me anë të një postimi në “Facebook”, lideri i PD, i ka uruar suksese këshillit të sapozgjedhur. Pasi ka qëndruar në të njëjtën linjë të fjalimeve të tij të deritanishme që janë me tematikë të njëjtë pavarësisht nëse mbahen në fushatë elektorale, postfushate, në fushatën e zgjedhjeve për kryetar apo pasi është zgjedhur kryetar, Basha ka vijuar të proklamojë “luftën” që do të bëjë PD-ja kundër padrejtësive. Pa qenë bindës apo së paku frymëzues se si do të ndryshojë rrethanat e kësaj lufte me Platformën Qytetare për Demokracinë apo me Jemin Gjanën, kur “ka retushuar” nga fotoja Edit Harxhin, Arben Ristanin, Bujar Nishanin, duke anashkaluar kritikat e Mark Markut, Basha ka vijuar të përsërisë me fanatizëm të njëjtat fraza, duke mos qenë i vërtetë përballë demokratëve. Mund të jetë e vërtetë ajo që thotë se PD është e vetmja shpresë për ndryshim për shqiptarët, por shpresa nuk mjafton, ajo venitet, kur lideri i opozitës bën kujdes të mos i bjerë shumë qeverisë, por më masë. Si mund të të frymëzojë një fjalim si ai i së shtunës që vetëm pak ndryshon nga fjalimet e bilanceve vjetore të ministrave të Ramës, tek pjesa “problematika dhe sfida”.

Postimi i plotë i Bashës pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar:

Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!
Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.
Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *