Kalon rreziku i stuhisë që zbrazi plazhet këtë të dielë

Gjatë orëve të pasdites së sotme, moti është përmirësuar, duke bërë që të përufndojnë rrebeshet e shiut dhe të kthehet dielli në bregdetin e Durrësit. Bashkë me shiun ka mbaruar edhe paniku i njerëzve, se mos përsëriteshin  ngjarjet e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, që krijuan situata katastrofale në Gjermani e Belgjikë, ku numërohen mbi 180 të vdekur.

Sipas sinoptikanëve, stuhia e ka humbur fuqinë e saj, ndonëse ishte drejtuar drejt vendeve të Ballkanit. Situata nisi mëngjesin e sotëm me rrebeshe, shkarkim rrufesh e bubullima. Në orët e pasdites nisi dobësimi i  reshjeve në zonat bregdetare, që u zhvendosën në zonat veriore dhe qendrore, si Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, ku rrebeshet e shiut do të dobësohen nga mbrëmja.

Duke filluar nga e mërkura do të kemi përmirësim të motit dhe temperatura të larta që do të kulmojnë sërish në fundjavë me 35 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *