Nga sot, ndryshon ora policore; ministrja e Shëndetësisë: Jemi në alert nga varianti “Delta”

Ndërsa sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese të vendosura në kuadër të pandemisë së koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se mbetet ende alerti nga varianti Delta. Në një status në fb, ajo ka shkruar:

Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Nga sot qytetarët do të lëvizin të lirë deri në orën 24:00, jo më deri në 23:00, por muzika do të vazhdojë të lejohet jo më vonë se ora 22:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *