“Pa Eriksen, Danimarka nuk do të jetë më e njëjta”, luhet sot Danimarkë – Belgjikë
Foto: FRIEDEMANN VOGEL/AFP – Christian Eriksen duke u zhvendosur nga fusha gjatë ndeshjes kundër Finlandës/ Do të jetë një mbrëmje plot emocione … Për ekipin kombëtar danez, ndeshja e dytë e Kampionatit Evropian do të zhvillohet sot kundër Belgjikës Është paraqitja e parë pas ngjarjes dramatike të yllit të mesfushës Christian Eriksen (29 vjeç) në ndeshjen e parë, i cili pësoi një goditje në zemër gjatë ndjeshjes.
“Ne do të luajmë për Christian,” tha për gazetën gjermane “Bild” ish-profesionist i Bayern, Pierre-Emile Höjbjerg para kthimit të danezëve në stadiumin ku Eriksen pësoi një arrest kardiak të shtunën e kaluar. Ndërkohë, që të gjithë po presin një mbrëmje emocionuese në Kopenhagë para 25,000 tifozëve në ndeshjen e parë pas ngjarjes, gjatë së cilës është vendosur që në minutën e 10-të, numër të cilin Eriksen e mban mbi shpatulla, të ndërpritet për disa sekonda sfida Danimarkë-Belgjikë, për të vijuar më duartrokitjet e publikut.
Është e qartë që Danimarka pa Eriksen nuk mund të jetë kurrë e njëjta, është e vështirë që të zëvendësosh lojtarin më mirë në dispozicion, fakt të cilin e pranon dhe vetë trajneri Kasper Hjulmand: “Skuadra jonë pa Eriksen nuk mund të jetë kurrë më e fortë. Ai është lojtari jonë më i mirë, zemra e ekipit dhe nuk mund ta zëvendësojmë. Por, në sfidën ndaj Belgjikës, kundërshtarët duhet të marrin parasysh se do të jemi shumë konkurrues”, është shprehur trajneri i përfaqësueses daneze.