Ja ku do ta shohim yllin e “Fifty Shades of Grey”
Shkrimtarja Jane Austen ka frymëzuar Netflix-in. Novela e saj ikonike “Persuasion” (Bindja) është përshtatur nga gjigandi i filmave për një project me metrazh të gjatë që do të luhet nga ylli i filmit “Fifty Shades”, Dakota Johnson. Nën regjinë e drejtorit të teatrit britanik Carrie Cracknell, filmi do t’i shtojë tipare “modern dhe fine” veprës së famshme të Austen, raporton “Variety”. Premiera e filmit nuk do të dalë para vitit 2022, por disa pjesë janë bërë publike që tani.
Netflix shpërndau një set fotosh të Johnson (në rolin e protagonistes Anne Elliot), të Cosmo Jarvis (që luan të dashurin e saj, kapitenin Frederick Ëentëorth), dhe Henry Golding (si kushëriri i saj, Z. Elliot) në “Persuasion”. Gjithashtu, paparacët kanë zbuluar disa foto nga prapaskenat gjatë xhirimeve.