“Grupi për PD”, Harxhi: Basha u rikonfirmua me influencën si kryetar

Edith Harxhi kontestoi rezultatin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, me pretendimet për një proces të parregullt zgjedhor dhe influencë të pandershme të kryetarit në detyrë për të ndikuar në zgjedhjen e vetvetes.

Nuk është zbatuar rregullorja për të votuar me kartat e vjetra të anëtarësisë. Ne nuk dimë se, çfarë është bërë me listat e anëtarëve dhe votuesve. Në shumicën e qendrave të votimit është votuar me fotografinë e kryetarit Basha, në mur. Më kujton periudhën kur, të gjithë shkonin e votonin me foton e diktatorit sipër kokave të tyre. Pothuajëse të gjitha kryesitë e degëve kanë qenë të orientuara për të votuar kryetarin aktual të PD-së. Gjatë fushatës zgjedhore, tri kandidatëve nuk u është ofruar asnjë burim financiar dhe njerëzor. Basha, praktikisht, ka patur të gjitha burimet financiare dhe administrative të PD-së.”

Ish kandidatja për postin e Kryetares së PDSH-së doli sot në një konferencë për shtyp së bashku me përfaqësues të “Grupi për PD”, të cilët denoncuan parregullësitë e procesit, sipas fushës së tyre të ekspertizës.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike u zhvilluan të dielën e shkuar, më 13 qershor.

Në garën për të marrë drejtimin e PDSH-së ishin 4 kandidatura: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Z. Basha u rikonfirmua në krye të partisë më të madhe të opozitës me një rezultat, që i kalonte 80 përqind të votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *