Nis procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike

Foto: Procesi i saponisur i votimit në njësinë nr.10 në Tiranë

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00. Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kryetari në detyrë i PD Lulzim Basha, i cili kërkon mandatin e tretë, ndërsa kandidatët sifudues janë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Zyrtarisht janë 75 mijë anëtarë tnë listat e PD-së, që pritet t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, të ndara sipas njësive administrative. Cdo pjesëmarrës në garë ka në komisionin zgjedhor një përfaqësues të vetin, por ajo që është denoncuar si problematikë nga konkurrentët e Bashës, është mospërfshirja në listën e zgjedhësve të të gjithë anëtarëve që mbështesin kandidatët sfidues.

Një votues duhet të zgjedhë vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të numërohet si e pavlefshme nëse votohet për më shumë se një prej katër emrave në garë. Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli është i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *