Basha respekton radhën për të votuar: Proces unik i shprehjes së lirë! (video)
Kryetari në detyrë i PD-së Lulzim Basha ka respektuar radhën, ndërsa ka votuar për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.
“Së pari, dua të falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik. Dua të falënderoj gjithë demokratët në mbarë vendin, komisionerët. Këto janë vlerat tona, të demokracisë, të shprehjes së lirë, të konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë e shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në rrëzimin e regjimit”, tha Basha, pasi përfundoi procesin e votimit.