PD & PS në tri dekadat për demokraci
Partia Socialiste mobilizohet, këtë të shtunë, për të demostruar forcën e pushtetit në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë, në një kongres që celebron 30 -vjetorin e ndryshimit të emrit.
“Barin e shkelin elefantët” dhe si të tillë socialistët e demokracisë, as dje, as sot nuk e kanë ndërmend të dëgjojnë anëtarë, që i kanë nxjerrë në gardh të shtëpisë, pse ata i akuzuan se nuk kanë hequr dorë nga veset e pushtetit të monizmit.
Partia Demokratike, ndërkaq, të dielën voton për zgjedhjen e kryetarit, në mesin 4 kandidaturave, garë e pandodhur të paktën, që nga koha kur detyroi kundërshtarët e sotëm politikë të rithemeloheshin me emër të ri.
Kongresi i socialistëve nuk pritet të ketë surpriza, veç shfaqjes së supermacisë, që mund të nxehë pak sekonda kundërshtarët.
Ndërsa në Partinë Demokratike, do vihet bast nëse do t’i dalë fjala “provokatorit” të Ramës”, i cili u shpreh i sigurtë se, Lulzim Basha do të rizgjidhet kryetar.
Parashikimet e Taulant Ballës kaluan edhe “kufirin e thanës”, që vendosi Amerika, kur ai foli për një fitore të sigurt të socialistëve deri në vitin 2030-të, kohë kur shefi i tij i ka plotësuar me kohë e vakt, vitet e plota të punës, për efekt pensioni.
Teksa çimentohet e majta në pushtet, me strategjinë: “Shqipëria 2030”, pa përmendur evazionin fiskal me “produktet e shportës”, për të cilën akuzohet nga e djathta, një shumicë e zellshme në Facebook dhe instagram është investuar për të sulmuar opozitën për miqësi me Ramën dhe komunitetin LGBT për heterofobi.
Tri dekadat e demokracisë, nuk ka më dyshime se, njeriun socialist, e klonuan në një robot, të programuar deri në hutim nga politika.
Ndryshe s’ka si të ndodhë, që njeriu i sotëm nuk kërkon llogari për votën e kushtet jetike.
Nuk vjen aspak erë demokracie, jo vetëm se socialistët shkojnë njëlloj si 30 vite më parë në kongrese dhe as pse demokratët zihen për karrigen e kryetarit, por sepse shqiptari i sotëm ka frikë të kërkojë llogari për ujin, që i vjen i ndotur në çezmë, për pallatat, që i mbijnë në dritare, e për gjobat e presionet, që i ha kokës, jo vetëm në furtuna politike/Rojtar.com