Mbretëresha me një kujtim të trëndafiltë për princin e saj
Një trëndafil rozë u mboll në Kështjellën “Winsdor” si dhuratë e Mbretëreshës së Anglisë, në 100 -vjetorin e lindjes së princit të saj.
Pallati Mbretëror publikoi foton zyrtare të Mbretëreshës, gjatë mbjelljes së një fidani të trëndafiltë, në ditën e lindjes së Princit Philip, i ndarë nga jeta 2 muaj më parë.
“Është një lloj trëndafili shumë i dashur, që vjen si një kujtim i bukur në ditëlindjen e tij”,- tha Mbretëresha Elisabeth teksa shoqëronte miqtë, që ia kishin mundësuar kultivimin e një trëndafili, dedikuar të shtrenjtit të saj.

Trëndafili, që mori emrin e Dukës së Edinburgut është ngjyrë rozë, me petalet e vijëzuara me të bardhë.

Lulja u përzgjodh nga Mbretëresha me ndihmën e Shoqërisë Mbretërore të Hortikulturës.
Trëndafili me emrin e Dukës kushton 2.5 paundë britanikë dhe të ardhurat do të përdoren për një fondacion bamirësie, në nderim të kontributit të çmuar të Princit Philip, ish-bashkëshortit të Mbretëreshës së Anglisë.