Trendet e dizajnit interior në 2021

Unë jam e fiksuar për trendet e arredimeve të brendshme.

Mund të kaloj orë të tëra, duke lundëruar nëpër Instagram dhe Pinterest dhe duke organizuar imazhet sipas ngjyrave të murit, mobiljeve të theksuara e dekorimeve artistike.

Eksperimentoj vazhdimisht me bojën në mure dhe pëlqej shumë t’ua ndërroj vendet orendive në dhomën e ndenjës, sipas trendeve të kohës.

Por, ndërsa bota e mediave sociale është një burim i pabesueshëm i frymëzimit të dekorit, mendova se ishte koha të konsultohesha me një eksperte, kur bëhej fjalë për trendet e 2021.

Tiffany Duggan, është themeluese dhe drejtore e firmës së dizajnit të brendshëm në Londër, “Studio Duggan” si dhe forca krijuese, që qëndron pas markës së çmuar të produkteve shtëpiake “Trove”.

Ajo ka tashmë një dekadë eksperiencë dhe është një parashikuese perfekte e dekoreve të së ardhmes.

Puna e vazhdueshme e Tiffanisë me klientët, gjatë vitit të fundit, e ka mbajtur atë në azhurnim me trendet e ardhshme dhe e lejoi atë të na këshillojë si të mobilojmë ambientet e shtëpive tona.

Vazhdoni të lexoni për të zbuluar se cilat ngjyra dhe dekore sugjerohen nga një prej stilisteve më të mirë në këtë fushë.

Qoshet komode janë në trend

Për një kohë të gjatë pëlqenin ambientet me hapsira të mëdha. Kështu që shumë njerëz kanë rregulluar shtëpitë e tyre për të pasur një hapësirë ​​të madhe, që plotëson gjithçka, nga mëngjeset familjare dhe festat e veçanta, deri tek këndi i televizorit  dhe i leximit të një libri. Por pandemia ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit i shohin dhe i përdorin shtëpitë e tyre dhe shumë nga klientët tanë po shohim kufizimet për hapësirat me plan të hapur dhe, në të vërtetë, njerëzit janë duke preferuar më shumë kufij dhe zona të ndara në shtëpitë e tyre. Ju mund të krijoni qoshe komode në shtëpinë tuaj me një ndarje të përkohshme si një raft librash, ekran dekorativ apo edhe një bimë të madhe. Kjo mund të krijojë ndjesinë e zonave të ndryshme të shtëpisë tuaj në mënyrë, që të ndiheni sikur po merrni më shumë nga hapësira, që keni”, –thotë Tiffany Duggan.

Mobilje sanitare shumëngjyrëshe

Banjoja është një zonë, ku mund të argëtoheni me të vërtetë. Unë kam parë shumë banjo rozë në kohët e fundit dhe përdorimi i ngjyrës në këtë hapësirë po bëhet më popullore. Ne kemi qenë duke eksperimentuar me pajisje sanitare shumëngjyrëshe për një kohë dhe tani njerëzit po i preferojnë shumë.

Tavanet e pikturuara

“Tavani është muri i pestë, i rëndësishëm, që njerëzit shpesh e harrojnë. Ju nuk duhet të bëni asgjë të egër me të, por duhet të keni kujdes dhe t’i jepni të njëjtën konsideratë si, gjithçkaje tjetër në dhomë për një pamje të përfunduar siç duhet.

Kjo ndihmon që dhoma të jetë e lehtë dhe e ndritshme. Unë gjithashtu pëlqej një tavan ngjyrë bojëqielli i zbehtë. Nuk e vini re, por është shumë qetësuese.”

Përshtati në shqip: Oriada SHEHU

Linku origjinal i artikullit: https://www.stylist.co.uk/home/interiordesign/interior-design-trends-2021/514042

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *