Do të bashkëjetojë me Ben Affleck? Jennifer Lopez kërkon shkollë për fëmijët në Los Angeles

Ndërsa po kalon disa ditë në Los Angeles me Ben Affleck, ylli i lindur ne Bronx, Jeniffer Lopez është parë duke vizituar disa shkolla.

Fëmijët e Lopez, binjakët 13-vjecarë Max dhe Emme që i ka nga martesa me ish-in Mark Anthony, kanë ndjekur prej vitesh shkollat në Miami, fizikisht, para pandemisë.

Kërkimi për shkollë të re mund të jetë një shenjë që Lopez dhe Affleck e kanë seriozisht rikthimin e tyre së bashku dhe po mendojë të bashkojnë familjet, edhe pse asnjë prej të dyve nuk ka konfirmuar një lëvizje të tillë.

Miqtë e Lopez thonë se ajo, sa herë që merr vendime të mëdha, konsideron të parët fëmijët. Ata janë prioriteti saj.

Edhe Affleck, nga ana tjetër, duket se ka prioritet në krye të listës, fëmijët. Ai u fotografua këtë javë duke kaluar kohë me vajzën 12-vjecare Seraphina dhe djalin 9-vjecar, Samuel. Ai ka gjithashtu një vajzë 15- vjecare me ish-gruan Jennifer Garner.

Affleck u zbulua për herë të parë teksa shkonte në shtëpinë e Lopez në muajin prill, ndërsa ajo ishte duke u ndarë me Alex Rodriguez./New York Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *